Majdanozi, është një barishte me dhunti të veçanta që i jep gatimeve tona një aromë speciale. Ai përdoret në salca, sallata dhe sidomos në supa të ndryshme, pasi zëvëndëson nevojën e kripës. Gjithashtu majdanozi ka vlera ushqyese për organizmin tonë duke qenë se është i pasur me hekur,vitaminë C dhe A.

Mbjellja, fundi i pranverës dhe fillimi i verës është periudha më e mirë për të mbjellë këtë bimë. Gjithçka që ju duhet është një tufë majdanoz i blerë nëpër tregje. Pasi ta keni larë, duhet ta ndani tufën sipas kërcenjve. Në një gotë me ujë vendosni 1-2 degë dhe do t’i lini derisa bima të lëshojë rrënjët e saj. Në një vazo me pleh organik, me pak lagështirë, hapim një gropë 5cm të thellë.  Aty vendosim degën e majdanozit dhe e mbulojmë me kujdes me plehun e mbetur. Nëse doni që ta mbillni me fara, mjafton që t’i blini ato në dyqanet e luleve apo fidanëve.  Farat ju japin mundësinë që t’i mbillni dhe në oborrin tuaj. Mundohuni që zona rreth bimës të jetë e pastruar nga barërat e këqija. Do të shikoni rezultatet e para pas 3 javësh, duke qenë se majdanozi nuk rritet me të njëjtin ritëm si mëndërza dhe borziloku.

Kujdes!!

Duhet që t’i ujisni farat shpesh, në mënyrë që të mos thahen por dhe që të lëshojnë filizat. Gjatë stinës së verës mundohuni t’i ujisni në mënyrë rutinë, ndërsa në periudhën e dimrit, vazot e mbjella vendosini në parvazët e dritareve, që të jenë larg të ftohtit por të kenë mundësi të shohin diellin.

Mbillni në Ballkonin tuaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Krijimi dhe mirëmbajtja e këtij website mundësohet nga DTIK