Edukimi Publik Ambiental

Sot në vëmendje të veçantë të Bashkisë Tiranë është tregimi i një kujdesi të vazhdueshëm për një mjedis të pastër për të gjithë. Për realizimin e objektivës së saj Bashkia Tiranë ndërmerr nisma për edukimin ambiental të komunitetit. Në bashkëpunim me operator ekonomik siç janë kompanitë e pastrimit Bashkia Tiranë realizon fushata sensibilizuese për komunitetin duke shpërndarë materiale informuese apo edhe realizimi i një spoti televiziv i cili transmetohet në televizionet lokale. Nëpërmjet këtyre nismave synohet sensibilizimi i qytetarëve të Tiranës për rëndësinë e ndarjes së mbetjeve në burim, hedhjen e tyre me orar, angazhimi i tyre për të mos dëmtuar infrastrukturën që shërben për realizimin e shërbimit të pastrimit, përkujdesja e secilit për të mos ndotur ambientin etj.

Reduktimi i Qeseve Plastike

Përgjatë vitit 2016 Bashkia Tiranë, ka organizuar  aktivitete ndërgjegjësuese për reduktimin e qeseve plastike në bashkëpunim me rrjetet e supermarketeve që operojnë në Tiranë. Të cilët i janë përgjigjur kësaj nisme duke zhvilluar fushata sensibilizuese me konsumatorët, shpërndarje të cantave ekologjike si dhe aktvitete informuese për nismën e cila është vënë në zbatim qe prej dates 2 prill 2017.  Qëllimi i këtij bashkëpunimi midis Bashkisë dhe Sipërmarrëseve ka qenë ndërmarrja e masave për reduktimin e përdorimit të qeseve plastike në qytetin e Tiranës. Paralelishtdo të promovohet përdorimi i çantave ekologjike të riciklueshme, të cilat  përmirësojnë dhe mbrojnë mjedisin urban, ndërkohe vazhdon dhurimi içantave ekologjike,shumë përdorimëshme miqesore me mjedisin Kjo fushate sensibilizuese do te finalizohet ne qershor 2017, me vendimin e Keshillit Bashkiak për sanksionet kundrejt bizneseve që shpërndajnë falas qeset plastike. Marrëveshja e sotme i paraprinë këtij vendimi duke shprehur gatishmërinë që bizneset treguan ndaj nismës të Bashkisë  Tiranë.

 

Riciklimi

Lënda e parë e shumë produkteve që përdorim sot përfitohet nga burimet natyrore. Bashkë me rritjen e popullsisë kemi edhe rritjen e konsumit dhe kjo shkakton jo vetëm pakësimin e këtyre burimeve natyrore, por edhe zhdukjen e tyre.

Për të mbrojtur këto burime, që në natyrë gjenden në sasi të kufizuar, është bërë e pashmangshme përdorimi i metodave alternative në prodhim. Një nga praktikat që ndiqet për këtë qëllim, është edhe riciklimi.

Riciklimi është shndërrimi i mbetjeve të caktuara në lëndë të parë dytësore duke i përpunuar ato më parë me anë të proceseve të ndryshme fizike ose kimike dhe përfshirja e tyre sërish në procesin e prodhimit.Mbetjet si hekur, çelik, bakër, plumb, letër, plastikë, alumin, kauçuk, xham dhe të tjera të ngjashme me këto janë mbetje të riciklueshme. Gjithashtu të përshtatshme për riciklim janë edhe mbetjet elektronike, bateritë dhe vajrat. Përdorimi përsëri i këtyre mbetjeve duke i ricikluar ato parandalon shterimin e burimeve natyrore.

Riciklimi i mbetjeve përveçse ruan rezervat natyrore, redukton edhe koston në sigurimin e lëndës së parë dhe sasinë e energjisë që harxhohet gjatë prodhimit.

Faza e parë e një riciklimi të shëndetshëm është ndarja e mbetjeve që në burim. Një rëndësi të madhe ka këtu mospërzierja e lëndëve të riciklueshme me mbetjet e tjera dhe përdorimi në mënyrën e duhur të kutive me ndarje që përdoren për grumbullimin e mbetjeve të riciklueshme.

Duke kontribuar në riciklim, ne mund të ndihmojmë në mbrojtjen e burimeve natyrore dhe në parandalimin e shpërdorimit të energjisë.

Plastika kontaminon detet, lumenjt dhe natyrën. Parlamenti i BE-së kërkon të kufizohet fluksi i konsumit të qeseve plastike. Deri në vitin 2019 qytetarët e BE-së duhet të përdorin 80 % më pak qese plastike. Ne, shumë shpesh ankohemi se mjedisi në Tiranë nuk është i pastër. Në shumë raste ky konstatim është i drejtë. Ndotja e mjedisit ndikon jo vetëm në cilësinë e jetës, por edhe në dëmtimin e peisazhit rrethues.

Të gjithë e dimë, se vetë ne mund të bëjmë më shumë për ta përmirësuar mjedisin.Ndihmesa me e madhe që ne si qytetarë mund ti bëjme qytetit është reduktimi i përdorimit të qeseve plastike, armikun e ambientit dhe peisazhit.Ato i gjend kudo dhe tashme janë kthyer në nje shqetësim mjedisor. Çdo muaj qyteti i Tiranës konsumon rreth 100 ton qese plastike. Praktikisht për shpërbërjen e tyre duhen mesatarisht 500 vjet. Është evidente ndotja që gjeneron shpërbërja e një sasie kaq të madhe qesesh të cilat konsumohen për 1 vit.

Një masë paraprake për të ulur ndjeshëm përdorimin e qeseve plastike, faktori kryesor në ndotjen e mjedisit, është shitja e tyre kundrejt një çmimi nga operatorët ekonomik që tregtojnë të cilët veprojnë në qytetin e Tiranës. Shembujt që vijnë nga qytete të ndryshme Europiane janë inkurajues, p.sh. në Londër tarifimi i përdorimit të qeseve uli afërsisht me 80 % përdorimin e qeseve plastike nga konsumatorët.

Iniciativa e ndërmarrë nga Bashkia Tiranë për shitjen me pagesë të qeseve plastike do të reduktoj ndjeshëm përdorimin e tyre nga qytetarët dhe do të kontribuoj për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë ne.

 

Firmosja e marrëveshjes midis Bashkisë Tiranë dhe Shoqatës së Prodhuesëve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave për Reduktimin e Qeseve Plastike.

Nismës së Bashkisë së Tiranës për reduktimin e përdorimit të qeseve plastike i janë bashkuar edhe 250 furra buke. Pas suksesit dhe impaktit tepër pozitiv që pati kjo nismë në reduktimin me afro 60% e përdorimit të qeseve në supermarkete, tashmë pjesë të projektit janë bërë edhe furrat e bukës dhe njësitë e tjera tregtare të ngjashme me to, çka pritet të sjellë reduktimin e përdorimit të afro 1 milion qese në ditë.

Marrëveshja e mirëkuptimit për zbatimin e kësaj nisme është nënshkruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kreu i Shoqatës së Prodhueseve të Bukës, Pastiçierisë dhe Brumërave, pjesë e së cilës janë shumica e furrave të bukës në Tiranë. “Është më shumë se një fitore e drejtpërdrejtë në betejën për të pasur një Tiranë më të pastër. Bashkimi i shoqatës me 250 furra buke dhe pastiçierie me nismën tonë redukton 1 milion qese në ditë në Tiranë.

Kjo bën krenar secilin në shtëpinë e vet sot, është diçka konkrete dhe e prekshme, pra që ne në Tiranë e ndjejmë nga mënyra se si është qyteti sot, më i pastër. Me firmën e sotme, ne hapim një kapitull të ri. Mezi pres që kjo të ndikojë edhe tek të tjerët që në të gjithë Tiranën ta shpallin qytetin më avangard në Ballkan. Nuk ka qytet realisht sot në Ballkan që ta ketë bërë këtë, fillimisht me supermarketet dhe me shitësit e bukës.

Krijimi dhe mirëmbajtja e këtij website mundësohet nga DTIK