Pastrimi i Qytetit

Qyteti i Tiranës është ndarë në 7 (shtatë) zona pastrimi, ku operojnë 6 (gjashtë) operatorë privatë shërbimi të pastrimit dhe 1 (një) operator publik, me kontrata përkatëse sipërmarrjeje.

Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit lidhur në Dhjetor 2015 midis Bashkisë Tiranë dhe Bashkisë së Veronës në Republikën e Shqipërisë, të dy njësitë e qeverisjes vendore kanë rënë dakord të bashkëpunojnë në disa fusha shërbimesh, objekt i veprimtarisë së Bashkisë Tiranë, siç është dhe shërbimi i pastrimit, menaxhimit, mbledhjes dhe largimit të mbeturinave, në qytetin e Tiranës, në “Zonën e Kuqe”, që është pjesa e Qendrës së Tiranës.

Zërat e shërbimeve që mbulojnë operatorët e shërbimit të pastrimit janë:

Zona e Kuqe,  Operator i shërbimit “Eco Tirana”

  • Grumbullimi dhe transportimi i mbetjeve urbane dhe tregjeve për mbetjet jo të diferencuara me 450 kontenierë 1,7 m3); 680 zbrazje në dite, (450 zbrazje gjatë natës dhe 230 zbrazje gjatë ditës);
  • Grumbullimi dhe transportimi i mbetjeve urbane dhe tregjeve për mbetjet e diferencuara (shumë materiale plastike dhe celuloze) me 450 kontenierë 1,7 m3 ); 680 zbrazje në dite, (450 zbrazje gjatë natës dhe 230 zbrazje gjatë ditës);
  • Grumbullimi, transporti i mbeturinave nga paketimi i përzgjedhur, nëpërmjet sistemit nga porta në portë (1, 850 subjekte);
  • Larja dhe dezinfektimi i kazanëve të mbeturinave nëpërmjet tërheqjes nga rruga dhe pastrimi në vendin e duhur (900 kazanë 1,7 m3);
  • Shërbimi i pastrimit të vendit të kazanëve nëpërmjet hedhjes së ujit me presion. (266 vendgrumbullime);
  • Mirëmbajtje e Vendgrumbullimeve gjatë ditës si dhe pastrimi i mbetjeve të ndërtimit dhe voluminoze të braktisura, përfshirë shërbimi i prenotimit dhe tërheqjes falas për familjet, i mbeturinave me përmasa të mëdha (266 vendgrumbullime);
  • Mirëmbajtje dhe Pastrim i rrugëve dhe trotuarëve nëpërmjet operatorëve të repartit të pajisur me biçikletë me tre rrota (284,338 m²);
  • Pastrimi manual i rrugëve dhe trotuarëve nëpërmjet operatorëve të repartit, të pajisur me biçikletë me tre rrota (687,296 m²);
  • Pastrimi i rrugëve nëpërmjet makinave fshirëse, me ndihmën e ndihmuesëve në tokë, të pajisur me shfryrës ajri elektrik (të natës). (72,987 ml);
  • Larje e rrugës gjatë natës (i përfshirë për 10 muaj në vit ose për 305 ditë), ( 542,496 m²);
  • Larja e rrugëve gjatë ditës (i përfshirë për 8 muaj në vit ose për 240 ditë), (523,729 m²);

Zona lindore është e ndarë në tre zona pastrimi përkatësisht:

Operator i shërbimit: “Infinit Constructions ”sh.p.k” , Zona Lindore 1 

  • Grumbullimi dhe transportimi i mbeturinave urbane dhe tregjeve (kontenierë 1.7 m3) 401 zbrazje/ditë (350 zbrazje gjatë natës dhe 51 zbrazje gjatë ditës);
  • Larja dhe dezinfektimi i kontenierëve (350 kontenierë);
  • Mirëmbajtja e vendgrumbullimit të mbetjeve gjatë ditës dhe grumbullimi i mbetjeve ndërtimore dhe të vëllimshme (109 vendgrumbullime);
  • Fshirja e rrugëve dhe trotuareve me punëtorë (210,821 m²);
  • Fshirja e rrugëve me makineri (8,464 ml);
  • Mirëmbajtje rrugësh kryesore (16,038 m²);
  • Larja speciale e rrugëve me presion (parashikuar për 10 muaj të vitit) (5,823 m²);
  • Larja e rrugëve një herë në ditë (parashikuar për 10 muaj të vitit) (41,143 m²);
  • Larja e dytë e rrugëve (parashikuar për 8 muaj të vitit ose 240 ditë) (29,123 m²);

Operator i shërbimit: “T.T.A Alba-Lam”sh.p.k”, Zona Lindore 2

  • Grumbullimi dhe transportimi i mbeturinave urbane dhe tregjeve (kontenier 1.7 m3) 551 zbrazje/ditë (377 zbrazje gjatë natës dhe 174 zbrazje gjatë ditës);
  • Larja dhe dezinfektimi i kontenierëve (377 kontenierë);
  • Mirëmbajtja e vendgrumbullimit të mbetjeve gjatë ditës dhe grumbullimi i mbetjeve ndërtimore dhe të vëllimshme (110 vendgrumbullime);
  • Fshirja e rrugëve dhe trotuareve me punëtorë (279,134 m²);
  • Fshirja e rrugëve me makineri (15,734 ml);
  • Mirëmbajtje rrugësh kryesore (38,937 m²);
  • Larja speciale e rrugëve me presion (parashikuar për 10 muaj të vitit) (12,817 m²);
  • Larja e rrugëve një herë në ditë (parashikuar për 10 muaj të vitit) (83,468 m²);
  • Larja e dytë e rrugëve (parashikuar për 8 muaj të vitit ose 240 ditë) (63,253 m²);

 Operator i shërbimit: “Shpresa”sh.p.k”, Zona Lindore  3

  • Grumbullimi dhe transportimi i mbeturinave urbane dhe tregjeve (kontenier 1.7 m3) 653 zbrazje/ditë (570 zbrazje gjatë natës dhe 83 zbrazje gjatë ditës);
  • Larja dhe dezinfektimi i kontenierëve (570 kontenierë);
  • Mirëmbajtja e vendgrumbullimit të mbetjeve gjatë ditës dhe grumbullimi i mbetjeve ndërtimore dhe të vëllimshme (170 vendgrumbullime);
  • Fshirja e rrugëve dhe trotuareve me punëtorë (392,663 m²);
  • Fshirja e rrugëve me makineri (8,414 ml);
  • Mirëmbajtje rrugësh kryesore (27,764 m²);
  • Larja speciale e rrugëve me presion (parashikuar për 10 muaj të vitit) (9,862 m²);
  • Larja e rrugëve një herë në ditë (parashikuar për 10 muaj të vitit) (103,586 m²);
  • Larja e dytë e rrugëve (parashikuar për 8 muaj të vitit ose 240 ditë) (48,942 m²);

Zona perëndimore është e ndarë në tre zona pastrimi përkatësisht:

Operator i shërbimit: “Korsel”sh.p.k”, Zona Perëndimore 1

  • Grumbullimi dhe transportimi i mbeturinave urbane dhe tregjeve (kontenier 1.7 m3) 653 zbrazje/ditë (600 zbrazje gjatë natës dhe 53 zbrazje gjatë ditës);
  • Larja dhe dezinfektimi i kontenierëve ( 600 kontenierë);
  • Mirëmbajtja e vendgrumbullimit të mbetjeve gjatë ditës dhe grumbullimi i mbetjeve ndërtimore dhe të vëllimshme (175 vendgrumbullime);
  • Fshirja e rrugëve dhe trotuareve me punëtorë (252,813 m²);
  • Fshirja e rrugëve me makineri (19,228 ml);
  • Mirëmbajtje rrugësh kryesore (25,488 m²);
  • Larja speciale e rrugëve me presion (parashikuar për 10 muaj të vitit) (6,303 m²);
  • Larja e rrugëve një herë në ditë (parashikuar për 10 muaj të vitit) (95,647 m²);
  • Larja e dytë e rrugëve (parashikuar për 8 muaj të vitit ose 240 ditë) (32,216 m²);

Operator i shërbimit: “Fusha”sh.p.k”, Zona Perëndimore 2

  • Grumbullimi dhe transportimi i mbeturinave urbane dhe tregjeve (kontenier 1.7 m3)401 zbrazje/ditë (373 zbrazje gjatë natës dhe 28 zbrazje gjatë ditës);
  • Larja dhe dezinfektimi i kontenierëve (373 kontenierë);
  • Mirëmbajtja e vendgrumbullimit të mbetjeve gjatë ditës dhe grumbullimi i mbetjeve ndërtimore dhe të vëllimshme (127 vendgrumbullime);
  • Fshirja e rrugëve dhe trotuareve me punëtorë (220,168 m²);
  • Fshirja e rrugëve me makineri (14,215 ml);
  • Mirëmbajtje rrugësh kryesore (33,205 m²);
  • Larja speciale e rrugëve me presion (parashikuar për 10 muaj të vitit) (18,393 m²);
  • Larja e rrugëve një herë në ditë (parashikuar për 10 muaj të vitit) (102,997 m²)
  • Larja e dytë e rrugëve (parashikuar për 8 muaj të vitit ose 240 ditë) (95,547 m²)

Operator i shërbimit: “Alko-Impex”sh.p.k”, Zona Perëndimore 3

  • Grumbullimi dhe transportimi i mbeturinave urbane dhe tregjeve (kontenier 1.7 m3) 730 zbrazje/ditë  (652 zbrazje gjatë natës dhe 78 zbrazje gjatë ditës);
  • Larja dhe dezinfektimi i kontenierëve ( 652 kontenierë);
  • Mirëmbajtja e vendgrumbullimit të mbetjeve gjatë ditës dhe grumbullimi i mbetjeve ndërtimore dhe të vëllimshme ( 244 vendgrumbullime);
  • Fshirja e rrugëve dhe trotuareve me punëtorë (319,060 m²);
  • Fshirja e rrugëve me makineri (13,277 ml);
  • Mirëmbajtje rrugësh kryesore (29,756 m²);
  • Larja speciale e rrugëve me presion (parashikuar për 10 muaj të vitit) (10,693 m²);
  • Larja e rrugëve një herë në ditë (parashikuar për 10 muaj të vitit) (88,034 m²) ;
  • Larja e dytë e rrugëve (parashikuar për 8 muaj të vitit ose 240 ditë) (95,312 m²);

Në kuadrin e ndarjes së re territoriale, Bashkia e Tiranës po rishikon dhe përmirëson të gjitha politikat e saj, në menaxhimin e mbetjeve në qytetin e Tiranës, duke futur dhe konceptin e riciklimit dhe ndarjes në burim të tyre si dhe plotësimin e të gjitha detyrimeve ligjore në fushën e mjedisit.

Landfilli i Sharrës

Fusha e Sharrës, pozicionohet në pjesën jug-perëndimore të qytetit të Tiranës, 7 km larg nga qendra e qytetit.

Fusha e Sharrës që prej vitit 1993, është i vetmi vendgrumbullim për qytetin e Tiranës, ku depozitohen mbetjet urbane të grumbulluara, si nga operatorët privatë të shërbimit që kryejnë pastrimin e qytetit, ashtu edhe nga institucionet apo subjekte të tjera private.

Për të përmirësuar dhe për të arritur menaxhimin e mbetjeve sipas standardeve të kërkuara, me iniciativë të qeverisë Shqiptare dhe me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës u bë i mundur realizimi i projektit  “Menaxhimi i Mbetjeve Urbane për Qytetin e Tiranës në Sharrë”, me qëllim rehabilitimin e situatës ekzistuese dhe sjelljen e Landfillit, në parametrat teknikë të pranueshëm.

Tre komponentët përbërës të projektit të zbatuar në fushën e Sharrës ishin:

  • Punime ndërtimore;
  • Fuqizimi i inventarit të mjeteve mekanike të domosdoshme për Drejtorinë e Trajtim Mbetje Landfill dhe Riciklim, pjesë përbërëse e Drejtorisë së Përgjithshme Nr 1 të Punëtorëve të Qytetit;
  • Transferim njohurish  dhe programesh në kuadrin administrativ;

Në shtator 2008, është dorëzuar parcela e parë dhe ka filluar depozitimi i mbetjeve urbane të qytetit të Tiranës, duke  mundësuar në këtë mënyrë transferimin e të gjithë aktivitetit në këtë parcelë.

Menaxhimi në terren i Landfillit të Sharrës bëhet nga Drejtoria e Pergjithshme Nr 1 e Punëtorëve të Qytetit. Kjo drejtori pas konstatimit fizik të llojit të  mbetjeve, të cilat shkojnë për t’u depozituar në këtë Landfill, mundëson edhe pranimin e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Rezervat në volumetrinë e depozitimit të mbetjeve të qytetit të Tiranës në Landfillin e Sharrës, tashmë janë drejt përfundimit të tyre, pasi koha e parashikuar në ndërhyrjen e fundit të bërë në këtë objekt garantonte teknikisht një afat nga 5–7 vjet jetëgjatësi të këtij të fundit.

Bashkia Tiranë po shikon mundësi dhe rrugë të reja bashkëpunimi, për ndërtimin e një Landfilli të ri për qytetin, sipas hartës së re territoriale dhe në respekt të standardeve bashkëkohore.

Sasia e mbetjeve të depozituara në Landfillin e Sharrës jepet si më poshtë:

 Viti 2016

  • Operatorët e shërbimit (të nënkontraktuar)     164,495 ton
  • Inerte + dhera                                                                       6,880 ton
  • Mbetje spitalore të trajtuara (Meditel)                 248.2 ton
  • Të tjera (Operatorë të ndryshëm)                            34,929.3 ton

          Gjithsej                                                                                  206,552.5 ton

 

Janar- Qershor 2017

  • Operatorët e shërbimit (të nënkontraktuar)   84,273.1 ton
  • Inerte + dhera                                                                    5,864.5 ton
  • Mbetje spitalore të trajtuara (Meditel)               42.8 ton
  • Të tjera (Operatorë të ndryshëm)                          16,177.5 ton

          Gjithsej                                                                                106,357.9 ton

 

 

 

 

 

Krijimi dhe mirëmbajtja e këtij website mundësohet nga DTIK