5 Qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972 , nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-s. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar cdo vit.

Tema për Ditën Botërore të Mjedisit 2020 është “ Koha për natyrën ”. Gezuar Diten Boterore te Mjedisit me sygjerimin dhe argumentat pse duhet qe te mbjellim bime dhe lule .?

Disa argumenta në favor të bimëve për ambientet e brendshme.

BIMËT PRODHOJNË OKSIGJEN. Bimët prodhojnë oksigjen dhe rrjedhimisht hapësira e përbashkët do të jetë më e freskët.

PASTROJNË AJRIN. Disa bimë kanë aftësi dizinfektuese dhe pastruese të ajrit.

MBROJNË SHËNDETIN E SYVE. Kjo pikë vlen veçanërisht për bimët në zyra. Puna përpara kompjuterit mund të ketë një ndikim negativ në shikimin tonë dhe sidomos në shëndetin e përgjithshëm të syve. Bimët arrijnë të zvogëlojnë pasojat negative sepse ato përthithin një sërë kimikatesh. Për më tepër ato kanë ngjyrë të gjelbër dhe të gjithë e dimë që e gjelbra ka një efekt qetësues dhe freskues për sytë tanë.

LAGËSHTIA NË AJËR. Kondicionerët dhe ngrohësit kanë tendencën të thajnë ajrin. Duke qenë se bimët kanë nevojë për ujitje, ato e mbajnë mikroklimën rreth tyre të lagësht, duke përmirësuar kështu cilësinë e ajrit.

NEUTRALIZOJNË TOKSINAT E DËMSHME PËR SHËNDETIN TONË. Shumë prej bimëve neutralizojnë toksinat që mbipopullojnë ajrin në hapësirën e brendshme përfshirë gazrat që vijnë nga rruga ose makinat, benzolin (që gjendet tek bojërat dhe tymi i cigares) Amoniakun (që gjendet në solucionet e pastrimit shtëpiak dhe pjesët kompjuterike) Ksilenën (që gjendet tek plastika dhe ngjitësit), Trikloroetilenin (tek bojërat, boja e printerit, llaku etj), Formaldehidina (tek mobiljet, tymi i cigares dhe plastika).

KANË NJË EFEKT ANTI-STRES. Bimët, veçanërisht ato që kanë një aromë të lehtë siç janë mentja, borziloku, rigoni dhe të tjerë kanë një efekt aromaterapeutike dhe anti-stres. Ato nuk i rëndojnë shqisat tona dhe rrisin aktivitetin e trurit, thelbësore për produktivitetin.

FILTROJNË DUHANIN. Disa bimë janë fantastike për tu vendosur në zona ku njerëzit pijnë duhan. Ato funksionojnë si filtër për të përthithur kimikatet që gjenden tek tymi i duhanit. Megjithatë herë pas here, edhe këto bimë kanë nevojë të qëndrojnë në ajër të pastër që edhe ato të marrin frymë lirisht.

5 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Mjedisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Krijimi dhe mirëmbajtja e këtij website mundësohet nga DTIK